prift
Appearance
PRIFT I m.
1. Titulli fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë; ai që mban këtë titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare (në vendet ku vepron kisha e krishterë); hist. ai që kryente shërbesat fetare në një tempull (në kohën e lashtë), faltar. Prifti katolik (ortodoks). Prift fshati. U bë (doli) prift. Ishte bërë si prift ishte pa rruar. Barku i priftit është hambar për të pirë e për të marrë.
2. letr. Mbret, plak.
- I foltë prifti (hoxha)! mallk., vjet. shih te HOXH/Ë, ~A. E këndoftë prifti (hoxha)! mallk. shih te HOXH/Ë,~A. Ia thëntë prifti (hoxha) në vesh! mallk. shih te THEM. E bën priftin (dhespotin, hoxhën) me barrë tall. shih te BARR/Ë,~A. Kërcen prifti nga belaja tall. thuhet kur dikush është i detyruar të bëjë diçka nga e keqja, ngaqë s'ka se si të veprojë ndryshe. E pagoi si prifti sorrën shih te SORR/Ë,~A. Ngrihu prift të ulet (të rrijë) hoxha! Përdoret kur ia heqim një të drejtë njërit dhe ia japim një tjetri që është njësoj me të, pa ndonjë arsye të shëndoshë e pa dobi për punën. Po e bëre prift, mos i rruaj mjekrën! thuhet kur i besojmë dikujt një punë, po nuk i japin mundësinë e nuk e përfillin; hem të vë plak, hem të rruan mjekrën.
PRIFT II m. ndërt. krahin
Baballëk.