presidium

Nga Wiktionary

PRESIDIUM m.

1. Organ i zgjedhur i një organizate a institucioni politik e shoqëror të rëndësishëm, që udhëheq e drejton punën në mënyrë kolegjiale për një periudhë të caktuar kohe; përmb. tërësia e njerëzve që bëjnë pjesë në një organ të tillë. Anëtarët e presidiumit. Dekretet e presidiumit.

2. Kryesi e zgjedhur për të drejtuar një mbledhje a një konferencë; përmb. tërësia e njerëzve që bëjnë pjesë në këtë kryesi. Presidiumi i Kongresit. Presidiumi i mbledhjes. U zgjodh (doli) në presidium.