presh
Appearance
PRESH m. bot.
Perime e ngjashme me qepën, me kërcell të gjatë e fletë-fletë, me gjethe të lugëta e të gjata si shpatë, që mbillet në kopshte e ara dhe përdoret për ushqim. Farë (gjethe) preshi. Ngjyrë preshi ngjyrë e gjelbër e hapur. Presh me oriz. Lakror me presh. Mish (tavë) me presh. Mbjell presh. Shkul preshtë. Një prift me mjekër në dhe. gjëzë. (preshi).
- U bë presh u fishk, u tha (një bimë). E ha preshin nga bishti shih te BISHT,~I. E kam presh (lakra) në kopsht dikë shih te LAK/ËR,~RA. E kapën (e zunë, e gjetën) me presh në dorë (me duar në presh) e kapën dikë në çastin kur po vidhte ose po bënte një punë të keqe. Është rritur me bishtra preshi shih te BISHT,~I. Humbi në vaj e fitoi në presh fj. u. shih te VAJ,~I I. Mish me presh e presh me mish mospërf. shih te MISH,~I. Lule preshi bot. shpatëz II 2. Presh i egër (presh gjarpri) bot. bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të shkurtër e me gjethe si të preshit, që rritet zakonisht nëpër lëndina fushore.