Jump to content

prepotent

Nga Wiktionary

PREPOTENT mb. libr. keq.

1. Që përdor forcën për të detyruar ose për të shtrënguar një tjetër të bëjë ashtu si thotë ai; që shpërdoron pushtetin për të bërë ashtu siç do ai, pa marrë mendimin e të tjerëve ose pa u këshilluar me masat punonjëse; që e quan veten më të fuqishëm e më të pushtetshëm se të tjerët; mujshar; që është karakteristik për një njeri të tillë. Nëpunës prepotent. Sjellje prepotente. Veprim prepotent.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Qëndrim (përgjigje) prej prepotenti.