preparat
Appearance
PREPARAT m. spec.
1. Prodhim kimik a farmaceutik që përdoret për qëllime të ndryshme; lëndë kimike e përgatitur për kërkime dhe eksperimentime; përgatesë. Preparat kimik (farmaceutik, mjekësor). Preparat radioaktiv. Preparat i ri (i fuqishëm).
2. Pjesë e marrë nga një organizëm bimor a shtazor, i përgatitur posaçërisht për vëzhgime, për studime a për qëllime mësimore. Preparat bimor (shtazor). Preparat i lëngët.