premisë
Appearance
PREMISË f.
1. Secila nga dy pjesët e para të një silogjizmi, nga të cilat del një përfundim; diçka që është thënë më parë, nga e cila nxirret një pohim i njohur ose mbi të cilën mbështetet një përfundim. Premisë e drejtë (e gabuar). Niset nga një premisë e vërtetë.
2. Kushti paraprak i një dukurie, shenja e parë e diçkaje, rrethana fillestare prej nga nis diçka, parakusht. Premisë kryesore (themelore, e rëndësishme). Premisat objektive (subjektive). Premisat politike (ekonomike, historike). Krijon premisat e nevojshme.