prekshëm
Appearance
Shqip
[redaktoni]Mbiemër
[redaktoni]prekshëm mb.
- Që mund të preket me dorë a me diçka tjetër; që mund të kapet nga shqisa e të prekurit. Vetitë e prekshme të sendeve.
- Që mund ta zërë një sëmundje; që mund të cenohet lehtë. I prekshëm nga sëmundjet. Ky lloj rrushi është shumë i prekshëm nga hiri. Bimë e prekshme nga bryma.
- Që ndikohet lehtë nga diçka, që i nënshtrohet lehtë veprimit e ndikimit të diçkaje, e cila mund të lërë gjurmë. Shtresë më e prekshme nga ndikimi i huaj.
- fig. Që preket në ndjenja a fyhet shumë lehtë; që shqetësohet shumë shpejt; që nuk duron fare, që mallëngjehet shumë lehtë; që i vjen keq për këdo e për gjithçka, shumë i ndjeshëm. Njeri i prekshëm. Vajzë e prekshme. Zemër e prekshme.
- fig. Që të prek; prekës, i thekshëm. Ndarje e prekshme. Çast i prekshëm. Fjalë të prekshme. Histori e prekshme.
- fig. Që kapet a kuptohet lehtë; i dukshëm e i qartë. Problem i prekshëm nga masat. Përmirësim i prekshëm.