prefekturë
Appearance
PREFEKTURË f.
1. hist. Njësia më e madhe e ndarjes administrative e tokësore në Shqipëri para Çlirimit, që kishte si qendër një qytet kryesor; organ i pushtetit shtetëror në një njësi të tillë; ndërtesa e zyrat e këtij organi shtetëror. Prefektura e Beratit (e Korçës). Qendra e prefekturës. Nëpunësit e prefekturës. E thirrën në prefekturë. Partizanët sulmuan dhe morën prefekturën.
2. Njësia më e madhe e ndarjes administrative e tokësore në disa vende borgjezë, që ka në krye një prefekt; organi i pushtetit shtetëror në një njësi të tillë; ndërtesa e zyrat e këtij organi shtetëror.