Jump to content

predikoj

Nga Wiktionary

PREDIKOJ jokal.

1. fet. U shpjegoj besimtarëve në kishë dogmat fetare, mësimet e fesë etj.; lexoj pjesë nga ungjilli, bëj një predikim fetar (për priftin); përhap një fe a dogmë fetare, duke ua shpjeguar besimtarëve (në vendet ku vepron feja). Predikonin në kishë.

2. kal. keq. Përhap një ide, një doktrinë etj. të dëmshme, kundërrevolucionare, antipopullore a antikombëtare; propagandoj diçka të keqe. Ideologët borgjezë predikojnë harmoninë ndërmjet klasave.

3. kal. keq. I flas shumë dikujt, i jap shumë këshilla sa e mërzit, i shes moral. Predikonte gjepura.