Jump to content

predhë

Nga Wiktionary

PREDHË f.

1. usht. Fishek i madh i mbushur me lëndë shpërthyese, që përdoret si municion për armët e artilerisë, gjyle; plumbi i fishekut. Predhë atomike (bërthamore). Predhë djegëse predhë që përdoret për të djegur objektet që ndizen shpejt. Predhë praktike predhë që përdoret për eksperiment në poligonet e artilerisë dhe për qitje mësimore. Predhë reaktive. Predhë tymuese predhë e mbushur me një përzierje të posaçme, e cila gjatë plasjes krijon re tymi. Predhë ndezëse (thërrmuese, shpuese, gjurmëlënëse). Predhë e drejtuar (e telekomanduar) predhë që drejtohet nga toka në ajër pa pilot, me mjete elektronike. Predhë artilerie (mortajash, topash). Predhë pushke. Shpejtësia (flurudha) e predhës. E goditi (e asgjësoi) objektivin me predhën e parë. Në shenjë ranë dy predha.

2. fig. Diçka që përdoret për të goditur e për të shkatërruar; plumb.