praroj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

PRAROJ kal.

1. E vesh diçka me një shtresë të hollë ari, laj me ar; lyej diçka me një ngjyrë si të arit. Praroi byzylykun (karficën). Praroi kornizën.

2. vet. veta III fig. E bën të shkëlqejë, duke i dhënë një ngjyrë si të arit, i jep një shkëlqim si të jetë larë me ar. Dielli praroi kreshtën e malit (retë, fushën). Muret i praroi flaka e kuqe.

3. jokal. vet. veta III fig. Shkëlqen si të jetë larë me ar. Liqeni praronte.

4. fig. lart. Ngre lart, bëj që të shkëlqejë diçka, i jap shkëlqim. E praruan emrin e kombit tonë.