prapavijë
Appearance
PRAPAVIJË f.
1. usht. Hapësirë toke prapa ballit të luftimeve; pjesë toke pas asaj që është marrë nga forcat ushtarake; vendi ku janë vendosur e punojnë njësitë dhe entet ushtarake, të cilat pajisin e furnizojnë trupat në front; njësitë dhe entet ushtarake që merren me këtë punë. Prapavija jonë. Prapavija e armatës. Komandant i prapavijës. Ndenji në prapavijë. E lanë në prapavijë. E solli nga prapavija.
2. Vendi a shteti, së bashku me popullsinë dhe me të gjitha organizmat shtetërorë, politikë, ekonomikë etj. në dallim nga fronti ku zhvillohen luftimet.
3. fig. Diçka që shërben si mbështetje për një veprimtari a për një forcë vepruese. Prapavijë e fuqishme e revolucionit botëror.