Jump to content

prapanik

Nga Wiktionary

PRAPANIK m. etnogr.

Copë cohe, basme etj., e punuar si përparëse e vogël, që mbanin prapa gratë e disa viseve.


PRAPANIK mb.

1. Që ka mendime e koncepte të vjetruara e të dëmshme për shoqërinë tonë, që është në kundërshtim me kërkesat, normat e zakonet socialiste; që s'është me kohën, që bëhet pengesë për ecjen përpara; i prapambetur; i vjetruar. Njeri prapanik. Zakone (koncepte, ide) prapanike. Ligje (metoda) prapanike.

2. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ËT. Njeri prapanik. Kritikuan prapanikët.

3. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET. Diçka, të cilës i ka kaluar koha, që s'është me normat e moralit tonë e të jetës sonë socialiste. Luftojmë prapaniken, mbrojmë përparimtaren.

4. si em. ~E, ~JA f. bised. Prapanicë.