prapambetur

Nga Wiktionary

PRAPAMBETUR m.

Ai që ecën më ngadalë se të tjerët në punën për plotësimin e diçkaje, ai që nuk përparon krahas me të tjerët; ai që ka mbetur prapa të tjerëve; kund. i përparuar. Kritikoi të prapambeturit. Ndihmojnë (nxitin) të prapambeturit që të shkojnë përpara. Të prapambeturit të arrijnë të përparuarit!


PRAPAMBETUR mb.

1. Që ka mbetur pas të tjerëve, që e kanë lënë prapa; që ka mbetur në rrugë. Forcat (njësitë) e prapambetura gjatë mësymjes (gjatë tërheqjes).

2. Që i ka kaluar koha, që nuk është bërë në kohën e caktuar, që ka mbetur pa u bërë. Ndeshje futbolli e prapambetur. Detyrime (pagesa) të prapambetura.

3. Që ecën më ngadalë se të tjerët në një punë, që nuk i plotëson detyrat në kohë dhe me cilësi; që ka përparuar më pak nga ç'duhej; që ka mbetur prapa të tjerëve; kund. i përparuar. Nxënës i prapambetur. Punëtor i prapambetur. Repart i prapambetur. Brigadë e prapambetur.

4. Që ka një shkallë të ulët zhvillimi; që nuk është i zhvilluar nga pikëpamja ekonomike, politike, arsimore, kulturore etj.; kund. i përparuar; i zhvilluar. Vend i prapambetur. Popull i prapambetur. Sistem ekonomik (arsimor) i prapambetur. Në një gjendje të prapambetur. Është i prapambetur.

5. Që ka mendime e koncepte të vjetruara, që s'është me kohën; që i përket një kohe të vjetër; prapanik; kund. i përparuar; përparimtar. Njeri i prapambetur. Zakone të prapambetura.

6. si em. ~,~ A (e) f. ~A, ~AT (të). Diçka që nuk është bërë në kohën e duhur, diçka së cilës i ka kaluar koha; vet. të ardhurat ose shpenzimet që nuk janë nxjerrë ose nuk janë paguar brenda një viti financiar. Volën (shlyen) të prapambeturat.