prapambetje

Nga Wiktionary

PRAPAMBETJE f.

1. Të mbeturit prapa, mbetje prapa. Prapambetja e nxënësve në mësime.

2. Të qenët i prapambetur; zhvillim i ulët i dikujt a i diçkaje. Prapambetje ekonomike (kulturore, arsimore). Prapambetje e madhe (shekullore). Shkaku i prapambetjes. Kishte prapambetje. Kapërceu (zhduku) prapambetjen. Doli (e nxorën) nga prapambetja.