prapakthehu
Appearance
PRAPAKTHEHU pasth.
1. Përdoret si urdhër që i drejtohet dikujt për t'u kthyer prapa.
2. si em. Kthimi me trup prapa; prapakthim. Një prapakthehu i shpejtë. Bëri prapaktheu. Partizanët e detyruan armikun të bëjë një prapakthehu.
3. si em. fig. Ndryshim i menjëhershëm i dikujt në mendime, në veprime dhe në sjellje; kthim në rrugën e mëparshme; pendim, tërheqje; prapakthim. Bëri prapakthehu.