prapësoj

Nga Wiktionary

PRAPËSOJ kal.

1. E bëj dikë të shkojë andej nga ka ardhur, e kthej prapa, e shtyj prapa; e bëj që të tërhiqet, e zmbraps; e largoj dikë a diçka. E prapësuan ushtrinë armike. E prapësoi të keqen.

2. E bëj që t'i kthehet edhe një herë një pune a një veprimi, e detyroj që ta bëjë diçka përsëri. Prapësoi togën (skuadrën).

3. edhe jokal. Heq dorë nga diçka që kam nisur ose nga diçka që kam thënë më parë; ndryshoj mendjen për diçka, kthej; pengoj kryerjen e diçkaje. E prapësoi nisjen. E prapësoi fejesën. Nuk e prapësoi fjalën. Nuk prapëson ai.

4. jokal. fig. Shkoj prapa; nuk arrij përfundime të shkoj në rrugë të shtrembër a të keqe. Në vend që të shkonin përpara, po prapësonin.

5. E çoj dikë në rrugë të keqe, e bëj të prapë; e çrregulloj diçka, e ngatërroj, e bëj keq. Mos ma prapëso djalin. I prapësoi punët.