prapë
PRAPË f.
1. Ana e prapme e diçkaje; kund. e mbara. E prapa e qilimit. E prapa e thikës tuni.
2. Veprim i dëmshëm, sjellje e keqe, prapësi; kund. e mbara. E mbara dhe e prapa. Ka bërë shumë të prapa.
3. Fatkeqësi, mbrapshti; kund. e mbara. T'u largoftë e prapa! ur. Mos iu ndaftë e prapa! mallk.
PRAPË mb.
1. bised. I prapmë; kund. i mbarë, i përparmë. Ana e prapë e stofit (e këmishës).
2. Që bën prapësira, që nuk rri urtë, që nuk lë dy gurë bashkë; që zihet me të tjerët, që nuk ka sjellje të mirë; që shkon keq me njerëzi; i vrazhdë, i ashpër, i egër (për njerëzit); kund. i mbarë. Fëmijë i prapë. Djalë (njeri) i prapë. Ishte njeri i prapë.
3. I pashtruar, i egër (për kafshët). Mushkë e prapë. Kalë i prapë. Lopë e prapë.
4. I thyer, i egër (për një vend). Vendi prapë. Rrugë e prapë.
5. I furishëm, i fortë; i ashpër, i egër; i keq. Erë e prapë. Mot i prapë.
6. Shumë i zoti dhe i shkathët; i papërmbajtur. Gjahtar i prapë. Trim i prapë.
7. Jo dashamirës, i ashpër, i vrazhdë, i egër (për qëndrimin, sjelljen etj. të dikujt). Sjellje e prapë. Fjalë të prapa.
- E ka këmbën të prapë sjell fatkeqësi (sipas besëtytnive).
PRAPË I ndajf.
1. Nga ana e prapme; praptas, mbrapsht; kund. mbarë. Mbarë e prapë. E ktheu (e veshi) prapë.
2. bised. Në drejtim të kundërt me lëvizjen që ka bërë dikush a diçka, andej nga ka ardhur, prapa, praptas, mbrapsht. Iku prapë. E ktheu prapë. I mori fjalët prapë.
3. fig. bised. Në mënyrë të pakënaqshme, jo ashtu siç duhet; mbrapsht.
- Bën prapë bën prapësira, bën gjëra që s'lejohen (zakonisht për një fëmijë). E bëri prapë dikë ia ktheu mendjen për diçka, e bëri që ta lërë një punë, e prapësoi. I ra vendit mbarë e prapë (mbrapsht) shih te MBARË. Folën mbart e prapë (mbrapsht) shih te MBARË. E pa mbarë e prapë shih te MBARË. E pyeti mbarë e prapë shih te MBARË. E rrahën (e shoshitën, e gjykuan) mbarë e prapë (mbrapsht) një çështje shih te MBARË.
PRAPË II ndajf. bised.
1. Përsëri, edhe një herë. Shkoi (erdhi) prapë. E pyeti prapë. E ndërtuan prapë. E mori prapë. E pyeti prapë.
2. Ende; megjithatë, përsëri, prapëseprapë. Prapë vijon me të tijën ai! Prapë me të vjetrën. S'e dëgjoi mirë, po prapë e kuptoi si qe puna.