Jump to content

pranveror

Nga Wiktionary

PRANVEROR mb.

1. Që ka të bëjë' me pranverën, që i përket pranverës, i pranverës; që mbillet ose bëhet në pranverë; që ndodh a zhvillohet në pranverë; që është karakteristik për pranverën, që është si në pranverë. Ditë pranverore. Diell pranveror. Erë (ngrohtësi) pranverore. Flladi pranveror. Ujërat pranverore. Lule pranverore. Bimët (kulturat) pranverore. Patate pranverore. Grurë pranveror. Drithëra pranverore. Lakër pranverore lakër që mbillet para se të vijë dimri e këputet në pranverë. Mbjelljet (punimet, plugimet) pranverore.

2. fig. poet. I lumtur e i gëzuar. Ditë pranverore.