Jump to content

prandaj

Nga Wiktionary

PRANDAJ lidh.

1. Përdoret në krye të një fjalie të pavarur ose kryesore për të ripërmendur arsyen a shkakun e dhënë në fjalinë tjetër dhe për të treguar se veprimi a gjendja e shprehur në këtë fjali është rrjedhojë e atij shkaku; për këtë shkak, për këtë arsye. Binte shi, prandaj s'erdhi. Nuk e kishte marrë vesh mirë pyetjen, prandaj s'dinte si të përgjigjej. Prandaj s'foli ai?!

2. përd. ndajf. edhe iron. Për këtë shkak, për këtë arsye. Ishte më i madh, prandaj! Aha, s'i pëlqeu, prandaj!