pra
Appearance
PRA
I. ndajf.
1. Në atë rast; kështu; atëherë (përdoret me kuptim përmbyllës). Pra, po nisemi.Pra, u morëm vesh. Pra, do ta plotësojmë planin para afatit.
2. bised. Pastaj. Dëgjoi fjalët, pra u nis. Prit të ngrihem, pra të ta them. Kërkon ta shohë, pra të ikë.
II. lidh. Përdoret për të lidhur një fjali të bashkërenditur përmbyllëse me një tjetër, e cila shpreh një përfundim të asaj që është thënë në fjalinë e mëparshme; prandaj. Derdhëm gjakun, pra fituam.
III pj. zakon. si fj. ndër. Përdoret për ta bërë më të gjallë e më të bukur të folurit, duke theksuar më shumë kuptimin e fjalës a të fjalisë, me të cilën lidhet. Merre pra! Eja, pra, se na vonove! Ndale, pra, makinën! Pikërisht në këtë vend, pra, takuam kryetarin e kooperativës.