Jump to content

pozitivizëm

Nga Wiktionary

POZITIVIZËM m. filoz.

Rrymë e idealizmit subjektiv, që i kundërvihet hapur filozofisë materialiste e ndikimit të saj në shkencat e natyrës, e quan njohjen njerëzore thjesht si tërësi ndijimesh, përshtypjesh e përfytyrimesh subjektive, që fitohen nëpërmjet shkencave konkrete dhe, mbi këtë bazë, mohon ligjet e përgjithshme objektive të natyrës e të shoqërisë e, rrjedhimisht, edhe vlerën njohëse të filozofisë si shkencë më vete. Pozitivizmi i sotëm (modern). Pozitivizmi logjik filozofi idealiste që mohon ligjet e përgjithshme të zhvillimit të botës objektive, të cilën e merr thjesht si një përshkrim të mbresave të shkencëtarëve me anë të shkronjave e të shenjave gjuhësore.