poshtëm

Nga Wiktionary

POSHTËM mb.

1. Që gjendet poshtë, që është poshtë diçkaje ose më poshtë se diçka; kund. i sipërm. Lagjja e poshtme. Rafti i poshtëm. Kati i poshtëm. Guri i poshtëm i mullirit. Buza (nofulla) e poshtme. Gjymtyrët e poshtme. Shtresat e poshtme (të tokës, të atmosferës, të ujit). Pjesët e poshtme të bimës.

2. Që është afër grykës së derdhjes së një lumi; kund. i sipërm. Rrjedha e poshtme.

3. vjet. bised. I shtresës së ulët; i varfër, fukara. Shtëpi e poshtme.

4. krahin. I poshtër.