Jump to content

posaçëm

Nga Wiktionary

POSAÇËM mb.

1. Që bëhet me një rast të caktuar, që i kushtohet vetëm dikujt a diçkaje; që ndryshon nga të tjerët, jo i zakonshëm; i veçantë. Libër i posaçëm. Botim i posaçëm. Leje e posaçme. Veshje e posaçme. Ndërtim i posaçëm. Pajisje e posaçme.

2. Që është bërë ose është caktuar nergut për dikë a vetëm për diçka; që bëhet për një qëllim të caktuar. Mbledhje e posaçme. Gjyq i posaçëm. Komision i posaçëm. Vendim i posaçëm. Udhëtoi me aeroplan (me tren) të posaçëm.

3. Që ka një detyrë të caktuar, që ndjek një qëllim të caktuar. I dërguar i posaçëm. Rojë e posaçme. Skuadër e posaçme. Dërgoi një njeri të posaçëm.

4. Që ka vlerë a rëndësi të dorës së parë; shumë i madh; i veçantë. Detyrë e posaçme. Me rëndësi të posaçme. I vë kujdes të posaçëm.