Jump to content

portokall

Nga Wiktionary

PORTOKALL m.

1. bot. Pemë e familjes së agrumeve, me gjethe të zgjatura, të lëmuara e gjithnjë të gjelbra, me lule të bardha e të murrme, që rritet në vende me klimë të ngrohtë dhe bën kokrra të rrumbullakëta, me lëkurë të trashë e të verdhë në të kuqe kur piqen; kokrra e kësaj peme, që ka tul të ndarë në disa pjesë, me shumë lëng, të ëmbël dhe me erë të mirë. Portokall i kuq lloj portokalli me tul të kuq e shumë të ëmbël, gjakoshare. Portokall i egër nerënxë. Lulet e portokallit. Lëvozhgë (lëkurë) portokalli. Lëng (reçel) portokalli. Erë portokalli. Fidanishte me portokaj. Brezare me portokaj. Vjelja e portokajve. Miza e portokajve. zool. Arkë me portokaj. Qëroi (hëngri) një portokall.

2. si mb. ~, ~E. Që është i verdhë në të kuq, si i verdhë, që ka ngjyrën e lëkurës së portokallit të pjekur. Ngjyrë portokalle. Fustan (dok) portokall. Dritë portokalle.