Jump to content

porositur

Nga Wiktionary

POROSITUR mb.

1. Që është ngarkuar të bëjë një punë a të kryejë një detyrë; që ka marrë një porosi. Njeri i porositur. Është i porositur të veprojë kështu.

2. Që është kërkuar për t'u bërë, për t'u përgatitur a për t'u blerë; që nuk është i gatshëm. Këpucë të porositura. Mall i porositur.

3. Që dërgohet me postë duke bërë një pagesë të veçantë me qëllim që zyra e postës të mbajë përgjegjësi të plotë në rast se humbet; i siguruar. Letër e porositur. Dërgesë e porositur.