Jump to content

porcelan

Nga Wiktionary

PORCELAN m.

1. Lëndë e bardhë, e shkëlqyeshme, që nuk e thith ujin dhe që përgatitet nga një lloj argjili; lëndë e tillë e mbrujtur me ujë, që përdoret për të bërë enë e sende të tjera; farfuri. Enë (pjata, vazo) porcelani. Artikuj (prodhime) porcelani. Uzina e porcelanit. Është prej porcelani.

2. kryes. ~E, ~ET. Enë ose sende të tjera prej kësaj lënde. Prodhon porcelane.