popullor

Nga Wiktionary

POPULLOR mb.

1. Që ka të bëjë me popullin, që i përket popullit, i popullit; që e ka themelin në popull dhe është për popullin; që ka dalë nga gjiri i popullit e i shërben atij; që është në duart e popullit; që është krijuar nga populli ose për popullin; që është veti e popullit. Masat popullore. Forcat e armatosura popullore. Demokraci popullore. Republikë popullore. Pushtet popullor. Qeveri popullore. Ekonomia (shëndetësia, drejtësia) popullore. Arsimi popullor. Shtypi popullor. Ushtria popullore. Kultura (krijimtaria, gojëtaria) popullore. Arti popullor. Veshje (këngë, valle) popullore. Urtësia (mençuria, zgjuarsia) popullore. Lojëra popullore. Gurra popullore. Zbukurime (motive) popullore. Letërsia gojore popullore. Rapsodi (përralla, poezi) popullore. Mjekësia (pedagogjia, meteorologjia) popullore. Gjuha popullore. Humor popullor. Vegël muzikore popullore. Intelektual popullor. Këngëtar (valltar, humorist) popullor. Mjek popullor. Ansambël i këngëve dhe i valleve popullore. Me frymë popullore. Ka karakter popullor.

2. Që bëhet nga i gjithë populli, që vepron, zhvillohet a kryhet me pjesëmarrjen e masave të tjera të popullit, i gjithë popullit; që bëhet para popullit; masiv. Festë popullore. Manifestim popullor. Diskutim (kuvend, këshillim) popullor. Gjyq popullor. Heroizëm popullor. Vetëmbrojtje popullore. Hakmarrje popullore. Luftë (lëvizje) popullore. Revolucion popullor. Front popullor. Patriotizëm popullor.

3. Që është bërë i dashur për masat e popullit me sjelljen e me veprimtarinë e tij, që e njohin të gjithë si të tillë; që ka dashuri e nderim të veçantë për njerëzit e thjeshtë e që jeton gju më gju me popullin; i thjeshtë. Hero popullor. Njeri popullor. Është shumë popullor.

4. Që kuptohet lehtë nga masat e gjera të popullit, që është përshtatur për masat punonjëse, i thjeshtë; që bëhet si e mendon populli. Shkencë popullore. Vepër shkencore popullore. Universiteti popullor i radios. Etimologji popullore. gjuh. Flet me një gjuhë popullore. E paraqiti në mënyrë popullore.

5. Që njihet nga masat e gjera të popullit; që është tërë i njohur në popull, shumë i përhapur. Sport popullor.

6. Që u përket masave të thjeshta të popullit, që banohet nga shtresat e varfra e të shtypura të popullsisë së këtyre vendeve. Lagje popullore.

7. Përdoret si gjymtyrë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta, që shënojnë organe të rendit shtetëror dhe të organizimit të tij, detyra e nëpunësi të ndryshme, institucione e ndërmarrje, organe të shtypit etj. Kuvendi popullor. Këshilltarët popullorë. Ministria e Mbrojtjes Popullore. Gjykatat popullore. Gjyqtar popullor.