populloj
Appearance
POPULLOJ kal.
1. Vendos njerëz për të jetuar përgjithnjë në një vend, e mbush me banorë një vend; shtoj popullsinë e një vendi, të një krahine, të një qyteti etj. Populluam zonat e pabanuara.
2. biol. Përhap një lloj të caktuar qeniesh të gjalla a organizmash të të njëjtit lloj në një vend ku s'ka të tillë; bëj që të zhvillohet e të shtohet diçka në një vend. I populluan rezervuarët me peshq. E populluan me gjah.
3. vet. veta III biol. Zë a mbush një vend, rron së bashku me të tjerë (për qenie të gjalla që zakonisht rriten ose rrojnë bashkë në grupe). Qenie që popullojnë Tokën. Pinguinët popullojnë Antarktidën. Mijëra zogj popullonin kurorat e pemëve.