pohoj
Appearance
POHOJ kal.
1. Them a shfaq një mendim. Ai pohoi se. . . Pohoi fajin (gabimin). Pohoi me kokë.
2. Pranoj si të vërtetë diçka që është thënë a është bërë më parë; shfaq pëlqimin për diçka; e miratoj; pranoj një faj a një veprim që kam bërë; kund. mohoj.
3. fig. E bëj që të zërë vend në mënyrë të qëndrueshme në jetën shoqërore ose në një fushë të caktuar të veprimtarisë; e përkrah, e mbroj, e mbështet. Pohon të renë.