Jump to content

plus

Nga Wiktionary

PLUS m.

1. mat. Shenja si kryq (+) që vihet midis dy numrave a dy madhësive për të treguar veprimin aritmetik të mbledhjes; shenjë e tillë që tregon vlerën pozitive të një madhësie; kund. minus. +4 (plus katër). + a (plus a). Shkruaj (vë) pluset.

2. përd. kallëzues. mat. Mbledhim, shtojmë (kur mbledhim një numër a një madhësi tjetër); edhe. Dy plus pesë barazi shtatë.

3. spec. Madhësi pozitive, madhësi mbi zero (kur matim temperaturën e ajrit etj.); shenja (+) që përdoret për të shënuar temperaturën mbi zero; kund. minus. Temperatura është plus 6 gradë.

4. elektr. Elektriciteti pozitiv; shenja (+) që tregon elektricitetin pozitiv në një bateri, në një pilë etj.; kund. minus. Rryma shkon nga plusi në minus.

5. Shenja (+) që përdoret për të shënuar një vlerësim të mirë të dijeve të nxënësve në shkollë etj.; kund. minus. Mori (i vuri) një plus.

6. fig. bised. Veti a cilësi e mirë, vlerë e dikujt a e diçkaje; kusht a rrethanë e favorshme; kund. minus. Plus i madh për ne. Ka disa pluse. I peshoi mirë pluset e minuset.

7. përd. mb. Që është si shtesë mbi diçka të parashikuar; tjetër. Shpenzime plus. Ditë plus.

8. përd. lidh. Përveç kësaj, edhe ..., si edhe ... Shpenzimet plus mundimi. Puna brenda tetorëshit plus puna shoqërore.