Jump to content

plotësoj

Nga Wiktionary

PLOTËSOJ kal.

1. Zë një vend të lirë; zë një hapësirë të zbrazët; e mbush (edhe fig.). Plotësoi rreshtin. E plotësoi me tulla (me dhe). Plotësuan vendet e zbrazëta në organikë.

2. I shtoj diçka që i mungon, e bëj të plotë duke i shtuar diçka. Plotësoj shumën (numrin). Plotësoj paratë që duhen. E plotësoi artikullin me disa citate. Mbush me shkrim një formular, një letër të bardhë etj. sipas disa kërkesave. Plotësoj formularin. Plotësoj dokumentet.

3. Kryej një detyrë, një porosi etj., bëj atë që më kërkohet; e çoj deri në fund diçka, e mbaroj; përmbush. Plotësoj detyrën (kërkesën, porosinë). Plotësoj planin (normën). Plotësoj nevojat (kërkesat).

4. Kënaq, përmbush. Ia plotësoi dëshirën. Nuk ia plotësojnë tekat fëmijës.