Jump to content

plloçë

Nga Wiktionary

PLLOÇË f. krahin.

1. Rrasë, pllakë. Plloçat e oborrit (e çatisë). Nxjerr plloça. E mbuloi (e shtroi) me plloça.

2. Diçka që ka trajtën e një pllake; pjesë e vogël dhe e veçuar e diçkaje; copë e vogël toke e gardhuar. Mbetën ca plloça në arë pa ujitur.

3. përd. mb. I rrasur, i ngjeshur; i shkelur; i sheshtë. Ishte toka plloçë. E bëni arën plloçë.

4. përd. mb. fig. I zbrazët, pa ngrënë asgjë; petë, rrasë. E kishte barkun plloçë.

  • Mbeti plloçë diçka mbeti e palëvizshme, mbeti në vend. Ia bëri turinjtë plloçë thjeshtligj. e rrahu shumë, ia përsheshi hundët. I vuri plloçën (rrasën) diçkaje e mbylli, e quajti të përfunduar diçka, nuk e zuri më në gojë, e mbuloi, i vuri kapak.