pllangë
Appearance
PLLANGË I f.
Njollë. Pllangë e zezë (e bardhë). Pllanga gjaku. Lopë me pllangë të bardhë në ballë.
PLLANGË II f.
1. Tra mbështetës, që i vihet një muri a një shtylle për ta mbajtur. I vuri një pllangë.
2. Levë që shërben për të shkulur gurë të mëdhenj; druri që përdoret për të lëshuar gurin e poshtëm të mullirit. E lëshoi me pllangë.