plastikë
Appearance
PLASTIKË f.
1. Lëndë organike prej përbërësish të ndryshëm, e cila pas përpunimit me ngrohje ose me shtypje e ruan mirë formën që i jepet. Reparti i plastikës. Prodhime (artikuj) prej plastike.
2. art. Mjeshtëria e krijimit të veprave artistike me ngjizje; skulptura. Plastika shqiptare. Plastikë antike.
3. koreogr. Mjeshtëria e lëvizjeve të bukura, ritmike e të gjalla të trupit. Plastika koreografike. Plastikë popullore.
4. libr. Lidhja, harmonia dhe shprehësia e pamjes së jashtme të diçkaje, të qenët plastik. Plastika e figurës (e lëvizjeve).