Jump to content

plasdarm

Nga Wiktionary

PLASDARM m.

1. usht. Zonë e përgatitur për të vendosur trupa ushtarake e për të kryer mësymje kundër armikut; vend që mund të shërbejë si pikënisje për të sulmuar një vend tjetër. Plasdarm i fortifikuar. Plasdarm i Paktit të Atlantikut (i Traktatit të Varshavës).

2. fig. libr. Pikënisje a pikëmbështetje për një veprim a veprimtari të caktuar, për shtjellimin e një teorie, për përhapjen e një ideologjie etj.