Jump to content

plantacion

Nga Wiktionary

PLANTACION m.

1. Ekonomi e madhe bujqësore kapitaliste, ku mbillen e rriten bimë të veçanta (si kafe, çaj, pambuk, banane etj.). Plantacion kafeje (çaji, bananesh). Pronarët e plantacioneve.

2. Tokë e gjerë, që është mbjellë me një bimë të veçantë bujqësore. Plantacion mollësh (kumbullash, vreshtash, agrumesh). Plantacion orizi.