planshet
Appearance
PLANSHET m. gjeod. usht.
1. Çantë katërkëndëshe me kapak të tejdukshëm, që përdoret për të mbajtur hartat gjatë punës fushore.
2. Dërrasë a pllakë, mbi të cilën vendoset një letër vizatimi e posaçme ose harta, ku hidhen matjet gjeodezike e rilevimet topografike; fleta e hartës që përmban matjet dhe rilevimet topografike, sistemin e mbrojtjes kundërajrore etj. Plansheti i zjarrit. usht. Hedhin të dhënat në planshet. Bëjnë matje mbi planshet.