planifikoj
Appearance
PLANIFIKOJ kal.
1. Bëj me kohë planin e masave që duhen marrë, duke përcaktuar edhe afatet për një punë, për një veprimtari etj., organizoj punën sipas një plani. Planifikuan ndërtimin e shkollave. Planifikojnë prodhimet. I kanë planifikuar korrjet në qershor. E kanë planifikuar punën në mënyrë shkencore.
2. ek. Përcaktoj në plan detyrat, treguesit dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin e harmonishëm e përpjesëtimor të ekonomisë e të kulturës në shoqërinë socialiste; e fut në plan një punë a një detyrë, e përfshij në plan. Planifikojmë zhvillimin e ekonomisë e të kulturës socialiste.
3. bised. Kam ndër mend të bëj diçka, synoj, vë në plan. Nuk e kishte planifikuar atë vizitë.