plakë
Appearance
PLAKË f.
1. Fem. e PLAK, ~U 1,2. Plakë e mençur. Plakë e fortë. Plakat dhe nuset. Plaka ime. I thirri plakës. Na ishte njëherë një plak dhe një plakë... kr. pop.
2. zakon. mit. Tri ditë të ftohta në fund të marsit a në fillim të prillit, që, sipas besëtytnive, lidhen me një përfytyrim popullor për një plakë, e cila, duke kujtuar se kishte ikur dimri, shau marsin dhe për këtë ai e ngriu në vend; shkundadimër. Ikën plakat.
- Plakat e jetës (pleqtë e jetës) shih te JET/Ë,~A. Si plaka në mes dy bukësh në gjendje tepër të vështirë, në një gjendje të tillë që s'di nga t'ia mbajë, shumë ngushtë. Bar plakash bot. lulevjeshtë.