Jump to content

plagos

Nga Wiktionary

PLAGOS kal.

1. I bëj plagë dikujt në një pjesë të trupit me plumb, me thikë a me një send tjetër, i shkaktoj një plagë. Plagosi disa veta. Plagosi kalin. E plagosi në krah (në këmbë). E plagosi me pushkë (me bajonetë, me gur). E plagosën rëndë (lehtë, për vdekje). E plagosi pa dashur.

2. I shkaktoj një bime një të çarë; e godas me diçka të fortë dhe e dërmoj. Plagosi fidanin. Plagosi rrënjën (trungun).

3. fig. I shkaktoj dikujt një dhembje të madhe shpirtërore, e lëndoj në shpirt, e pikëlloj, e brengos; e prek rëndë. I plagosi zemrën. I plagosi sedrën.