Jump to content

plaf

Nga Wiktionary

PLAF m.

1. Lloj velenxe e trashë dhe sipër me thekë, që përdoret për shtrojë a mbulojë; çdo lloj shtrese a mbulese e trashë; cull, shkorsë. Plaf i dhirtë. Shtroi plafin. E mbështolli me plaf. Fjeti në plaf.

2. fig. Shtresë e trashë e diçkaje; mbulesë. Plafi i barit. Një plaf i bardhë bore.

  • E kishte plafin të madh dikush iron. kishte shumë miq, kishte rreth të gjerë që e ndihmonin dhe e mbronin kur bënte gabime a të këqija. E mbuloi me plaf diçka e fshehu nga të tjerët diçka të keqe; e kaloi pa e parë të tjerët. Rri (punon) si nën plaf rri i fshehur, punon në mënyrë të fshehtë, nën rrogoz. Shtriji (zgjati) këmbët sa ke plafin (jorganin, shtratin) fj. u. shih te JORGAN,~I.


PLAF kal.

Mbuloj. Plafi fytyrën.