pjesshëm
PJESSHËM mb.
1. Që ka të bëjë vetëm me një pjesë a me një anë të diçkaje, jo i plotë; që përbën një pjesë të një të tëre; që bëhet vetëm në një pjesë të diçkaje, i kufizuar; që ka të bëjë me një njeri, me një kolektiv dhe jo me të gjithë njerëzit a me gjithë shoqërinë, që nuk është karakteristik për të gjithë a për gjithçka, i veçantë, jo i përgjithshëm. Tregues të pjesshëm. Rregullim (përpunim) i pjesshëm. Ndryshime të pjesshme. Zgjidhje e pjesshme. Plehërim i pjesshëm. Frenim i pjesshëm. psikol. Prova të pjesshme. Përvojë e pjesshme. Zëvendësime të pjesshme. Kërkesa (nevoja) të pjesshme. Interesa të pjesshme.
2. si em. f. ~ME, ~MJA (e) filoz. Secili nga sendet ose elementet, secila nga anët ose dukuritë që përbëjnë një të tërë të pandarë; pjesë; e veçantë. Nga e pjesshmja tek e përgjithshmja.