Jump to content

pjepër

Nga Wiktionary

PJEPËR m. bot.

1. Bimë e vendeve të ngrohta, e ngjashme me kungullin, me kërcell të gjatë e zvarritës, që bën kokrra të mëdha vezake a të rrumbullakëta, me tul të lëngshëm e me shumë fara brenda; kokrrat e kësaj bime, me lëkurë zakonisht të plasaritur e me tul në ngjyrë të verdhë të çelur, që kur piqen janë të ëmbla, me shumë lëng dhe hahen. Pjepër dimërak. Pjepër farashuk. Fara pjepri. Një thelë pjepër. Erë pjepri. Prenë (çanë) një pjepër. E ka kokën si pjepër. bised.

2. krahin. Trangull, kastravec.

  • Pjepër i egër bot. bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell pothuaj të shtrirë në tokë, pa lastarë dhe me gjethe të trasha vezake.