Jump to content

pjekur

Nga Wiktionary

PJEKUR mb.

1. Që është zbrujtur e rreshkur në furrë a në zjarr dhe është bërë i gatshëm për t'u ngrënë. Mish i pjekur. Pulë e pjekur. Qengj i pjekur. Patate të pjekura. Gështenja të pjekura. Misër i pjekur.

2. Që ka arritur zhvillimin e vet të plotë dhe është i gatshëm për t'u përdorur si ushqim, që është pjekur. Pemë (qershi) të pjekura. Rrush i pjekur.

3. fig. Që ka arritur zhvillim të plotë trupor e mendor dhe ka fituar njohuri e përvojë për jetën, është kalitur etj. Në moshë të pjekur. Djalë i pjekur. Shumë i pjekur për vitet që ka.

4. fig. Që është menduar e peshuar mirë, duke parë thellë të gjitha rrethanat e pasojat e mundshme; që është karakteristik për një njeri me zhvillim të plotë mendor dhe me përvojë në jetë; i matur, i urtë. Vendim i pjekur. Mendime (propozime) të pjekura. Qëndrim i pjekur.

  • Hallvë e pjekur shih te HALLV/Ë,~A.