pjekë

Nga Wiktionary

PJEKË I f. vjet.

Vendi i takimit; pikëpjekje. E nxirrnin nusen në pjekë. etnogr. caktonin vendin e takimit për të marrë nusen krushqit.


PJEKË II f.

Pengojcë që i vihet kalit, mushkës etj. ndër këmbë që të mos largohet shumë nga vendi ku kullot dhe të mos bëjë dëme rreth e përqark. U vuri pjeka kuajve.


PJEKË III f.

Berr që piqet në hell.


PJEKË f. vet.

Qerpikët.