pjatë
PJATË f.
1. Enë e vogël prej porcelani, zinku, alumini etj., e rrumbullakët, e lugët ose e nderë e me fund të sheshtë, që përdoret për të hedhur në të gjellën që hamë etj.; sasia e gjellës që nxë një enë e tillë. Pjatë e thellë (e cekët, e nderë). Pjatë gjelle. Pjatë për ëmbëlsirë. Pjatat e filxhanëve të kafesë (të çajit). Një pjatë gjellë (oriz, fasule, makarona). Laj pjatat. Shtroi pjatat. Hedh në pjata. Hanë në pjata. U thye një pjatë. Hëngri dy pjata (gjellë, pilaf).
2. Enë e rrumbullakët dhe e nderë, që është pjesë e diçkaje dhe shërben për punë të ndryshme. Pjatat e peshores. Pjata e një prese.
3. muz. Secili nga disqet prej tunxhi që janë pak të lugët e që përdoren në orkestër duke i përpjekur njërin me tjetrin a duke i goditur me diçka. U bie pjatave.
- E ka në pjatë e ka të sigurt. Lule pjate bot. shih te LUL/E,~JA.