pirat
Appearance
PIRAT m.
1. Kusar që sillej me anije nëpër dete për të sulmuar dhe për të grabitur anijet tregtare, kusar deti. Piratët e shekullit XVIII.
2. fig. keq. Agresor që dhunon tokat, ujërat ose hapësirën ajrore të një vendi të pavarur dhe sulmon qytete e fshatra të pambrojtura, vret banorë paqësorë etj. Piratët fashistë të ajrit.
PIRAT mb.
1. Që përdoret si mjet kusarie në det. Anije pirate.
2. fig. keq. Që dhunon tokat, ujërat ose hapësirën ajrore të një vendi të pavarur dhe sulmon qytete e fshatra të pambrojtura, vret banorë paqësorë etj. Aeroplan pirat.