pingul
Appearance
PINGUL mb.
Që zbret nga lart poshtë ose që ngjitet nga poshtë lart në vijë të drejtë; që zbret drejt mbi tokë, mbi një rrafsh ose mbi një vijë horizontale dhe formon me të një kënd prej nëntëdhjetë gradësh; që ka ose ndjek këtë drejtim. Vijë pingule. Qëndrim pingul.
PINGUL ndajf.
Nga lart poshtë ose nga poshtë lart në vijë të drejtë; duke zbritur drejt mbi tokë, mbi një rrafsh ose mbi një vijë horizontale, në drejtimin e një vije pingule; kryengulthi. Ra (zbriti) pingul. Aeroplani u ngrit pingul. Oxhaku i uzinës ngrihet pingul përpjetë. Rri pingul.