Jump to content

pika-pika

Nga Wiktionary

PIKA-PIKA ndajf.

1. Pikë pas pike, vazhdimisht nga një pikë; pikë-pikë. I shkonin lotët pika-pika. Rrjedh pika-pika.

2. përd. mb. Që është me pika, që ka pika; i mbushur me pika në fytyrë e në trup; pikalosh. Shami pika-pika. Faqe pika-pika. Gjarpër pika-pika.

  • Pika-pika (pikë-pikë) bëhet lumi (zgavrohet guri) fj. u. duke punuar me ngulm e vazhdimisht nga një çikë mund të bëhen punë të mëdha e të rëndësishme; gurë, gurë bëhet kalaja.